Pas dështimit për të fituar përballë Republikës Demokratike të Kongos, Portugalia shpërtheu me ‘manita’ (5-0) kundër Uzbekistanit, duke marrë të paktën përkohësisht kreun e Grupit K me katër pikë. Shkëlqeu në këtë takim i kritikuari Cristiano Ronaldo, që realizoi dy gola, duke u bërë lojtari i vetëm që shënon në gjashtë Botërorë radhazi.
Portugalia ka kaluar në epërsi të hershme ndaj Uzbekistanit në minutën e gjashtë. Aksioni nisi nga një depërtim i shkëlqyer i João Cancelos, i cili luajti rol vendimtar në ndërtimin e aksionit dhe më pas dërgoi topin në zonë për Cristiano Ronaldon.
Kapiteni portugez nuk gaboi, duke mposhtur portierin Abduvakhid Nematov me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të djathtë të portës, 1-0.
Portugali - Uzbekistan 1-0
Vjen shumë shpejt edhe goli i dytë i Partugalisë, i shënur nga Nuno Mendes nga goditja e lirë, 2-0.
Shënon Uzbekistani supergol me Ganiev në minutën e 29-të, por goli anulohet për një ndërhyrje të gabuar gjatë aksionit.
Nuk ndalet Ronaldo, pak para se të mbyllej pjesa e parë realizon të dytin personal pas një aksioni të shpejtë, 3-0.
Nuk ndalet Portugalia, realizon golin e katërt (autogol) në minutën e 59-të.
Golin e pestë e realizon Leao.
© SYRI.net