Steve Clarke nuk është më trajner i kombëtares së Skocisë. Pas shtatë vitesh në krye të përfaqësueses dhe eliminimit zhgënjyes nga Kupa e Botës 2026, tekniku ka vendosur të largohet nga posti, duke i dhënë fund një periudhe të rëndësishme në historinë e futbollit skocez.
Lajmin e bëri të ditur vetë Clarke përmes një letre emocionuese drejtuar tifozëve, ku falënderoi lojtarët dhe të gjithë ata që e mbështetën gjatë aventurës së tij në pankinën e Skocisë.
"Pjesa më emocionuese e kësaj lamtumire u kushtohet lojtarëve të mi, pa të cilët nuk do t'i kishim kujtimet që kemi krijuar që nga viti 2019. Ata e meritojnë gjithë vlerësimin dhe admirimin që marrin, dhe ka qenë një nder i madh të jem trajneri i tyre. Faleminderit dhe suksese pasuesit tim", shkroi Clarke.
Trajneri 62-vjeçar e mori drejtimin e Skocisë në vitin 2019 dhe gjatë mandatit të tij arriti ta rikthente kombëtaren në turne të mëdhenj ndërkombëtarë.
Megjithatë, eliminimi i hershëm në Kupën e Botës 2026 rezultoi vendimtar për mbylljen e bashkëpunimit, ndërsa tashmë Federata Skoceze e Futbollit do të nisë kërkimet për emrin që do ta zëvendësojë në stol.
© SYRI.net