Ibrahimovic ‘masakron’ Ronaldon, mikrofoni është për ty, historia i përket Messit

Ibrahimovic ‘masakron’ Ronaldon, mikrofoni është për ty, historia i përket Messit

15:02, 28/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është vërtet e çuditshme kur Zlatan Ibrahimovic, njeriu që shpiku vetë-promovimin, vendos të japë leksione përulësie.

Në këtë Kampionat Botëror, suedezi ka zgjedhur të lartësojë Messin, duke goditur me ironi Cristiano Ronaldon.

Pasi portugezi i tregoi botës me të madhe se “ishte rikthyer”, Ibra na ftoi të shohim realitetin: kundër Kolumbisë luajti një ndeshje të tërë, bëri vetëm një gjuajtje dhe shënoi zero gola. Një rikthim vërtet “i frikshëm”. Ndërkohë, Messi harxhon më pak fjalë.Ai futet në fushë nga stoli ndaj Jordanisë, e kthen goditjen e dënimit në gol dhe vulos fitoren. Pa bujë e pa mikrofona, ai thjesht theu një tjetër rekord, duke gjetur rrjetën në shtatë ndeshje radhazi në Botëror.

Ironia supreme vjen pikërisht nga deklarata e suedezit: “Madhështia nuk ka nevojë për mikrofon, ajo vesh fanellën me numrin 10”. Kur vetë Zlatani të thotë se po flet shumë, atëherë është koha të mbash shënime. Disa lojtarë lajmërojnë botën se u kthyen, ndërsa të tjerët thjesht nuk kanë ikur kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco