Kalajdziç shpëton Austrinë në sekondat e fundit ndaj Algjerisë, eliminim dramatik për Iranin

Kalajdziç shpëton Austrinë në sekondat e fundit ndaj Algjerisë, eliminim dramatik për Iranin

06:27, 28/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Austria siguroi kualifikimin dramatik në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026, pasi barazoi 3-3 me Algjerinë falë një goli të shënuar në minutën e 96-të nga Sasa Kalajdziç. Me këtë rezultat, të dyja kombëtaret kaluan në fazën tjetër, ndërsa Austria do të përballet me Spanjën.

Austriakët e nisën më mirë ndeshjen dhe kaluan në epërsi me Marko Arnautoviç, i cili përfitoi nga një pasim i gjatë i David Alabës. Megjithatë, Algjeria reagoi në fund të pjesës së parë dhe barazoi me Rafik Belghalin.

Në pjesën e dytë, Austria riktheu epërsinë falë një goli të Marcel Sabitzerit, por vetëm pesë minuta më vonë Riyad Mahrez realizoi për 2-2, duke rikthyer ekuilibrin në takim.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një barazimi, Mahrez goditi sërish në minutat e fundit, duke shënuar golin e tretë të Algjerisë dhe duke lënë Austrinë jashtë Kupës së Botës.

Megjithatë, trajneri Ralf Rangnick hodhi në fushë Sasa Kalajdziçin në minutën e 95-të dhe vendimi rezultoi vendimtar. Vetëm një minutë më vonë, sulmuesi realizoi me kokë pas një krosimi, duke vulosur barazimin 3-3 dhe duke shpëtuar Austrinë nga eliminimi.

Falë këtij goli dramatik, Austria siguroi një vend në fazën e 1/16-ave, ku e pret një përballje shumë e fortë me Spanjën. Nga ana tjetër, edhe Algjeria vazhdon aventurën në Botëror, pasi barazimi ishte i mjaftueshëm për t'i kualifikuar të dyja skuadrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco