Ndeshja mes Portugalisë dhe Kolumbisë në Kupën e Botës 2026 ka shkaktuar një interesim të jashtëzakonshëm te tifozët, me plot pesë milionë kërkesa për bileta vetëm gjatë 24 orëve të para të fazës së shpërndarjes me short.
Interesimi ka qenë aq i madh, sa edhe trajneri i Portugalisë, Roberto Martínez, i bleu biletat me paratë e tij që në muajin dhjetor, për t'u siguruar që familja e tij do të ishte e pranishme në stadium.
Takimi i Miamit dhe ishte një nga më të priturit e fazës së grupeve. Në orët e fundit, biletat e pakta që kishin mbetur në tregun e rishitjes kanë arritur vlerën e rreth 6.000 dollarëve secila.
Arsyeja kryesore e këtij interesimi të jashtëzakonshëm është prania e Cristiano Ronaldos, i cili vazhdon të tërheqë mijëra tifozë në çdo stadium ku luan.
Një tjetër faktor i rëndësishëm është komuniteti i madh kolumbian në Florida. Ky shtet amerikan strehon numrin më të madh të amerikanëve me origjinë kolumbiane në Shtetet e Bashkuara.
© SYRI.net