I pandalshmi! Gol në 7 ndeshje radhazi në Botëror, ja rekordin e kujt theu Messi

I pandalshmi! Gol në 7 ndeshje radhazi në Botëror, ja rekordin e kujt theu Messi

10:53, 28/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lionel Messi është bërë lojtari i parë që shënon gola në shtatë ndeshje rresht në Kampionate Botërore.

Australia, Holanda, Kroacia dhe Franca në Botërorin e vitit 2022. Algjeria, Austria dhe Jordania tani në vitin 2026. Bilanci është i thjeshtë: Lionel Messi shënon gol në shtatë ndeshje radhazi në Kupën e Botës diçka që askush nuk kishte arritur më parë.

Argjentinasi theu rekordin e francezit Just Fontaine, i cili kishte shënuar në gjashtë ndeshje radhazi në Kupën e Botës të vitit 1958.

Një tjetër rekord për kampionin argjentinas, i cili vazhdon serinë e pandërprerë që nga Botërori i kaluar, i fituar nga Argentina, dhe do të përpiqet ta çojë në tetë ndeshje radhazi me të paktën një gol në përballjen e 1/16-ave të finales kundër Kepit të Gjelbërt.

Gjatë këtyre shtatë ndeshjeve, Messi ka realizuar 11 gola. Në këtë bilanc përfshihen edhe dy golat në finalen e vitit 2022 kundër Francës, dygolëshi i shënuar pak ditë më parë ndaj Austrisë, si dhe tripleta në ndeshjen hapëse të Botërorit 2026 kundër Algjerisë.

ImageFoto: Supergoli kundër Jordanisë në Botërorin 2026

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco