Senegali dhe Iraku publikojnë formacionet zyrtare, Jackson e nis ndeshjen nga stoli

Senegali dhe Iraku publikojnë formacionet zyrtare, Jackson e nis ndeshjen nga stoli

20:08, 26/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Janë publikuar formacionet zyrtare të përballjes mes Senegalit dhe Irakut, e vlefshme për xhiron e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026. Të dyja kombëtaret kanë vetëm një objektiv: fitoren, nëse duan të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim në fazën me eliminim direkt.

Ndeshja, që zhvillohet në Toronto të Kanadasë, është përballja e parë historike mes dy skuadrave. Megjithatë, edhe një fitore mund të mos mjaftojë, pasi të dyja ekipet varen edhe nga rezultatet e ndeshjeve të tjera.

Senegali e nis këtë sfidë me një avantazh të vogël në golaverazh, me diferencë -3 kundrejt -6 të Irakut. Megjithatë, të dyja skuadrat ende nuk kanë grumbulluar asnjë pikë në grup.

Një nga surprizat më të mëdha në formacionin e Senegalit është lënia në stol e sulmuesit Nicolas Jackson. Në bankinë do të jetë edhe Bara Sapoko Ndiaye, ndërsa nga minuta e parë luajnë Moussa Niakhaté dhe Ismail Jakobs.

Formacionet zyrtare:

Senegali (4-2-3-1): Diaw; Diatta, Seck, Niakhaté, Jakobs; Gueye, Diarra; Mbaye, Camara, Mané; Sarr.

Iraku (4-1-4-1): Basil; Putros, Hashim, Sulaka, Doski; Al Ammari; Jasmin, Bayesh, Iqbal, Quasem; Al Hamadi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco