VIDEO/ Franca mbyll me pikë të plota, Dembele spektakolar: tregolësh në vetëm 32 minuta ndaj Norvegjisë

VIDEO/ Franca mbyll me pikë të plota, Dembele spektakolar: tregolësh në vetëm 32 minuta ndaj Norvegjisë

23:00, 26/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Franca ka marrë një fitore të madhe dhe bindëse ndaj Norvegjisë me rezultatin 4-1, duke e mbyllur me pikë të plota fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026. Sfida u kthye në një shfaqje të vërtetë të Ousmane Dembele-së, i cili realizoi një tregolësh brenda vetëm 32 minutash lojë.

Franca ka kaluar në avantazh shumë shpejt në përballjen ndaj Norvegjisë, duke gjetur golin që në minutën e 7-të.

Aksioni nisi nga Kylian Mbape, i cili shërbeu me zgjuarsi për Ousmane Dembele-në. Sulmuesi francez nuk gaboi nga afërsia, duke e dërguar topin në këndin e majtë të portës dhe duke mposhtur portierin Egil Selvik për rezultatin 1-0.

Francë – Norvegji 1-0

Pak çaste më herët, që në minutën e parë, Mbape ishte shumë pranë golit. I gjendur i lirë brenda zonës, ai lëshoi një goditje të fortë drejt këndit të sipërm të portës, por Selvik reagoi në mënyrë fantastike, duke devijuar topin në traversë dhe duke shmangur një gol të sigurt.

Franca e ka nisur ndeshjen në mënyrë mjaft agresive, duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj mbrojtjes norvegjeze që në minutat e para.

Sërish Dembele gjen rrugën e rrjetë, 2-0.

Francë – Norvegji 2-0

Rihap lojën Norvegjia, Andreas Schjelderup bëri një asist të shkëlqyer brenda zonës për Thelo Aasgaard, i cili ruajti qetësinë përballë portierit dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë të portës.

Francë – Norvegji 2-1

I papërmbajtshëm Dembele, realizon golin e tretë personal në minutën e 32-të, 3-0.

Francë – Norvegji 3-1

Në shtesë tund rrjetën edhe Doue, për rezultatin final 4-1. 

Francë - Norvegji 4-1

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco