VIDEO/ Pjesa e parë spektakolare, katër gola në ndeshjen Marok-Haiti

VIDEO/ Pjesa e parë spektakolare, katër gola në ndeshjen Marok-Haiti

00:20, 25/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është mbyllur me rezultat 2-2 pjesa e parë e ndeshjes mes Marokut dhe Haitit, në një sfidë plot emocione dhe gola.

Haiti kaloi në epërsi në minutën e 10-të, kur portieri Bono pati fat të keq dhe e devijoi topin në portën e tij, duke i dhuruar avantazhin kundërshtarëve.

Marok – Haiti 0-1

Maroku reagoi dhe krijoi disa raste të mira. Në minutën e 30-të, Achraf Hakimi dhe Ayoub El Kaabi iu afruan golit, por portieri Johny Placide bëri ndërhyrje vendimtare.

Barazimi erdhi në minutën e 39-të. Pas një rrëmuje në zonë, topi përfundoi te Achraf Hakimi, i cili nga afërsia e dërgoi në rrjetë për rezultatin 1-1. Goli u kontrollua nga VAR-i, por arbitri Danny Makkelie konfirmoi vendimin fillestar dhe goli u quajt i rregullt.

Marok - Haiti 1-1

Megjithatë, vetëm katër minuta më vonë Haiti riktheu avantazhin. Wilson Isidor realizoi një supergol nga distanca, duke lëshuar një goditje të fuqishme që përfundoi në këndin e sipërm të majtë të portës për rezultatin 1-2.

Marok - Haiti 1-2

Kur dukej se skuadrat do të shkonin në pushim me epërsinë e Haitit, Ismael Saibari shënoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, duke rikthyer sërish ekuilibrin në takim.

Marok - Haiti 2-2

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco