Mbyllet grupi i parë i Botërorit, ja projeksioni i 1/16-ve të finales

Mbyllet grupi i parë i Botërorit, ja projeksioni i 1/16-ve të finales

00:00, 25/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është mbyllur zyrtarisht grupi i parë i fazës së grupeve në Botërorin 2026, ndërsa edhe 11 grupe të tjera mbeten ende për t’u kompletuar. Megjithatë, tabloja e parë e fazës së 1/16-ve të finales ka nisur të formësohet, me disa përballje të mëdha që tashmë parashikohen në bazë të rezultateve aktuale.

Deri tani, kualifikimin e kanë siguruar Meksika, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Norvegjia, Argjentina, Kolumbia, Zvicra dhe Kanadaja. Edhe 23 vende të tjera mbeten ende në garë për të plotësuar tablonë e fazës eliminatore.

Sipas projeksionit aktual, duelet e mundshme të 1/16-ve të finales janë mjaft interesante dhe sjellin përballje të forta që në fillim të fazës nokaut:

  • Gjermani – Paraguaj
  • Francë – Suedi
  • Kore e Jugut – Kanada
  • Holandë – Marok
  • Portugali – Gana
  • Spanjë – Austri
  • SHBA – Bosnjë Hercegovinë
  • Egjipt – Kepi i Gjelbër
  • Brazil – Japoni
  • Bregu i Fildishtë – Norvegji
  • Meksikë – Skoci
  • Angli – Algjeri
  • Argjentinë – Uruguaj
  • Australi – Iran
  • Zvicër – Belgjikë
  • Kolumbi – Kroaci
  • Këto janë vetëm projeksione të bazuara në renditjen aktuale, pasi çdo ndeshje e mbetur në grupet e tjera mund të ndryshojë ndjeshëm skemën e fazës eliminatore. Me 90 minutat e fundit të grupeve ende për t’u luajtur, Botërori mbetet plotësisht i hapur dhe surprizat janë ende shumë të mundshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco