Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen!' Vijon protesta qytetare

Ronaldo dhe Karimov hyjnë në histori, Botërori regjistron një duel unik mes dy brezave

Ronaldo dhe Karimov hyjnë në histori, Botërori regjistron një duel unik mes dy brezave

21:01, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndeshja mes Portugalisë dhe Uzbekistanit në Botërorin 2026 nuk do të mbahet mend vetëm për fitoren e thellë 5-0 të portugezëve dhe ‘dopietën’ e Cristiano Ronaldo, por edhe për një rekord të veçantë historik.

Përballja në Hjuston solli diferencën më të madhe të moshës që është regjistruar ndonjëherë mes dy lojtarëve titullarë kundërshtarë në një ndeshje të Kupës së Botës. Në njërën anë ishte Ronaldo, 41 vjeç e 138 ditë, ndërsa në anën tjetër mbrojtësi uzbek Bekhruz Karimov, vetëm 18 vjeç e 320 ditë.

Diferenca mes tyre ishte plot 22 vjet e 183 ditë, një shifër që e ktheu këtë sfidë në një duel të paprecedentë mes dy brezave të ndryshëm të futbollit botëror. Edhe FIFA e vuri në dukje këtë statistikë në kanalet e saj zyrtare pas ndeshjes.

Kontrasti është edhe më i madh po të merret parasysh se kur Ronaldo luajti për herë të parë në një Botëror, në vitin 2006, Karimov nuk kishte mbushur ende një vit jetë. Dy dekada më vonë, të dy u gjendën si titullarë në të njëjtën ndeshje, njëri si një legjendë e gjallë e futbollit botëror dhe tjetri si pjesë e debutimit historik të Uzbekistanit në Kupën e Botës.

Mbrëmja ishte perfekte për Ronaldon, i cili shënoi dy gola dhe u bë futbollisti i parë në histori që realizon në gjashtë Botërorë të ndryshëm. Gjithashtu, ai arriti në kuotën e 10 golave në Kupat e Botës, duke kaluar Eusébion si golashënuesi më i mirë portugez në historinë e turneut.

Pas dy ndeshjeve, Portugalia numëron katër pikë në Grupin K dhe do të përballet me Kolumbia në sfidën e fundit të grupeve. Ndërkohë, Uzbekistani mbetet pa pikë dhe do të kërkojë shansin e fundit ndaj Republikës Demokratike të Kongos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco