Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 25-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Bosnjë Hercegovinë-Katar, publikohen formacionet zyrtare, vetëm fitorja bën punë

Bosnjë Hercegovinë-Katar, publikohen formacionet zyrtare, vetëm fitorja bën punë

19:57, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në orën 21:00 zbresin në fushë skuadrat e Grupit B për ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026. Përballja mes Bosnjë Hercegovinës dhe Katarit është vendimtare, pasi të dyja ekipet kanë nevojë për fitore për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në fazën e 1/16-ve.

Për Edin Džekon, kjo mund të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës me kombëtaren, pasi eliminimi do të nënkuptonte fundin e aventurës së Bosnjë Hercegovinës në Botërorin 2026.

Të dyja skuadrat kanë nga një pikë në renditje, ndërsa në ndeshjen tjetër të grupit, Kanadaja dhe Zvicra, që luajnë në të njëjtën orë, kanë nga katër pikë.

Janë publikuar edhe formacionet zyrtare të sfidës. Te Bosnjë Hercegovina rikthehet në mbrojtje futbollisti i Atalantës, Sead Kolašinac, ndërsa mungon lojtari i Sassuolo, Tarik Muharemović, i pezulluar. Në sulm, kapiteni Edin Džeko do të udhëheqë skuadrën e trajnerit Sergej Barbarez.

Formacionet zyrtare:

Bosnjë Hercegovina (4-4-2):

Vasilj; Radeljić, Katić, Malić, Kolašinac; Bajraktarević, Bašić, Šunjić, Alajbegović; Demirović, Džeko.

Trajner: Sergej Barbarez.

Katari (4-3-3):

Mahmoud Abunada; Pedro Miguel, Issa Laye, Gaber, Khoukhi, Albrake; Boudiaf, Fathy; Edmilson Junior, Alhaydos, Afif.

Trajner: Julen Lopetegui.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco