Një parashikim i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale para ndeshjes mes Brazili dhe Skocia në Botërorin 2026.
Infleuncerja braziliane Vo Bahiana është bërë virale pasi pretendoi se ka parë në ëndrra një skenar të pazakontë që lidhet me sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Hard Rock’ të Miamit.
Sipas saj, ajo ka parë disa herë të njëjtën ëndërr, ku anije kozmike zbresin mbi stadium gjatë ndeshjes, duke shkaktuar panik te futbollistët dhe tifozët e pranishëm.
Bahiana tregoi se në vizionin e saj fillimisht shfaqej një anije e madhe hapësinore, e ndjekur më pas nga disa mjete më të vogla fluturuese. Sipas përshkrimit të saj, situata krijonte konfuzion të madh brenda stadiumit, ndërsa njerëzit përpiqeshin të kuptonin se çfarë po ndodhte.
Ajo shtoi se në ëndrrat e saj kishte parë edhe futbollistë që largoheshin nga fusha ndërsa situata bëhej gjithnjë e më kaotike, mes britmave dhe panikut të tifozëve.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, influencerja u shfaq e emocionuar dhe këmbënguli se këto ëndrra e kishin shqetësuar shumë, duke theksuar se ishte hera e dytë që përjetonte të njëjtin skenar.
Natyrisht, bëhet fjalë vetëm për pretendime dhe rrëfime personale pa asnjë bazë shkencore apo faktike, por historia ka tërhequr vëmendje të madhe në internet dhe është kthyer në një nga temat më të komentuara në prag të ndeshjes së Brazilit në Botërorin 2026.
© SYRI.net