VIDEO/ Bosnjë Hercegovina bën detyrën ndaj Katarit, por përfundon e treta

VIDEO/ Bosnjë Hercegovina bën detyrën ndaj Katarit, por përfundon e treta

21:34, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bosnjë Hercegovina fitoi ndeshjen e tretë në grup ndaj Katarit me rezultatin 3-1, por pa mundur që të parakalojë Kanadanë në renditje. Gjithsesi, përfaqësuesja ballkanase të konsiderohet e kualifikuar mes ekipeve të treta më të mira, pasi ka grumbulluar katër  pikë.

Golat

Bosnjë Hercegovina ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Katarit në një ndeshje të fortë, ku vendimtar ishte një gol i jashtëzakonshëm i talentit të ri, Kerim Alajbegović.

Goli erdhi në minutën e 29-të, kur Alajbegović dribloi disa kundërshtarë dhe lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë. Portieri i Katarit, Mahmoud Abunada, nuk pati asnjë shans për të reaguar.

Goli i Alajbejgovic

Ndeshja kishte nisur me ritëm të lartë dhe Bosnja tregoi rrezik që në minutat e para. Në minutën e 3-të, Ivan Šunjić provoi një goditje brenda zonës, por u ndal nga një pritje spektakolare e portierit, ndërsa një minutë më vonë skuadra fitoi edhe një goditje këndi.

Në minutën e 17-të, Ivan Bašić tentoi nga distanca, por topi përfundoi pak mbi traversë, duke paralajmëruar presionin e vazhdueshëm të boshnjakëve.

Pas golit të Alajbegović, ndeshja është ndezur edhe më shumë, me Bosnjën që kërkon të forcojë avantazhin dhe Katarin që mundohet të reagojë për të rikthyer ekuilibrin në rezultat.

Bosnjë Hercegovina ka thelluar avantazhin në 2-0 ndaj Katarit. Goli i dytë erdhi në minutën e 34-t, kur mbrojtësi i Katarit Sultan Al Brake devijoi në mënyrë të pafat një goditje drejt portës, duke e dërguar topin në rrjetën e tij.

Goli i dytë i Bosnjës (autogol)

Ngushton diferencën në 2-1 Katari meHasan Al Haydos.

Goli i 2-1 

Bosnjë Hercegovina ka shënuar golin e tretë ndaj Katari në minutën e 80-të, duke e çuar rezultatin në 3-1 dhe duke vulosur fatin e ndeshjes.

Goli erdhi pas një momenti të paqartë në zonë, ku topi u rikthye dhe përfundoi te Ermin Mahmić. Ai reagoi më shpejt se mbrojtja kundërshtare dhe e dërgoi topin ulët në mes të portës, pa i lënë asnjë shans portierit Mahmoud Abunada.

Goli i 3-1

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco