VIDEO/ Dygolësh i Vininicius Junior, Brazili dëfren ndaj Skocisë dhe siguron vendin e parë

VIDEO/ Dygolësh i Vininicius Junior, Brazili dëfren ndaj Skocisë dhe siguron vendin e parë

00:13, 25/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Brazili ka siguruar kualifikimin për në fazën e 1/16-ve të finales të Botërorit 2026, pasi mposhti bindshëm Skocinë me rezultatin 3:0 në ndeshjen e fundit të Grupit C. Pesë herë kampionët e botës dominuan sfidën dhe nuk i lanë asnjë mundësi kundërshtarit, duke vulosur fitoren me dy gola të Vinicius Junior dhe një tjetër të Matheus Cunha.

Golat

Çfarë gabimi nga mbrojtja e Skocisë! Përfiton Vinicius Junior, që, pasi shmang me zgjuarsi portierim, e dërgon me lehtësi topin në rrjetë, 1-0.

Brazil-Skoci 1-0

Sërish ngjitetnë skenë Vinicius Junior, e çon Brazilin në pushimin mes pjesëve në avatazh të dyfishtë, 2-0. 

Brazil-Skoci 2-0

60' - Gol! Matheus Cunha (Brazili) tregon zgjuarsi të madhe brenda zonës, teksa përfiton nga një pasim i shkëlqyer dhe godet menjëherë me të parën, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës. Asistues i golit ishte Bruno Guimaraes. Rezultati shkon në 0:3.

Brazil-Skoci 3-0

Në minutën e 76-të, Ancelotti hodhi në fushë Neymar Junuior-in, duke i dhënë minuta yllit të Seleçaos atëherë kur fitorja praktikisht ishte siguruar.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco