Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

VIDEO/ Gjermania përmbys Bregun e Fildishtë në pjesën e dytë

VIDEO/ Gjermania përmbys Bregun e Fildishtë në pjesën e dytë

00:08, 21/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjermania ka marrë një fitore dramatike 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Botërorit 2026, duke siguruar tri pikë të arta falë një goli të shënuar në minutat shtesë.

Afrikanët befasuan favoritët në minutën e 30-të, kur Franck Kessie përfitoi nga një top i kthyer në zonë dhe e dërgoi në rrjetë për avantazhin 0-1.

Pavarësisht dominimit në zotërimin e topit dhe rasteve të shumta, Gjermania e mbylli pjesën e parë në disavantazh.

Në pjesën e dytë, trajneri Julian Nagelsmann hodhi në fushë Deniz Undav, lëvizje që rezultoi vendimtare.

Sulmuesi gjerman barazoi shifrat në minutën e 68-të pas një asistimi të Nadiem Amirit, duke rikthyer shpresat e “Pancerave”.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, Gjermania gjeti golin e fitores në minutën e 94-t.

Felix Nmecha shërbeu në mënyrë perfekte për Undav, i cili nuk gaboi përballë portierit Yahia Fofana dhe vulosi përmbysjen e madhe 2-1.

Bregu i Fildishtë zhvilloi një ndeshje të fortë dhe ishte shumë pranë një rezultati pozitiv, por u ndëshkua në çastet e fundit.

Me këtë fitore dramatike, Gjermania hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën tjetër të Botërorit.

GOLI I DYTË I UNDAV: VIDEO 

GOLI I UNDAV: VIDEO 

GOLI I KESSIe: VIDEO 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco