Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Botërorit 2026 mes Holandës dhe Suedisë, me skuadrëm e “Tulipanëve” që shkon në pushim me avantazh të dyfishtë 2–0.
Holanda e nisi furishëm takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e 5-të me Brian Brobbey, pas një asistimi perfekt të Cody Gakpo, duke përfituar nga një situatë e thjeshtë brenda zonës.
Sulmi holandez vazhdoi me intensitet të lartë dhe në minutën e 17-të erdhi edhe goli i dytë, sërish me protagonist Brobbey, këtë herë pas një pasimi të Denzel Dumfries, i cili e gjeti të lirë në zonë për ta dyfishuar rezultatin.
Suedia u përpoq të reagojë në disa momente, sidomos me Viktor Gyökeres dhe Yasin Ayari, por u ndal disa herë nga portieri Bart Verbruggen, i cili bëri pritje vendimtare.
Suedia madje festoi për pak çaste një gol të anuluar me VAR në fundin e pjesës së parë, duke mbetur ende në kërkim të rrugës së rrjetës.
Statistikat tregojnë një dominim të qartë të “Tulipanëve”, me kontroll të topit dhe më shumë raste të krijuara, ndërsa Suedia ka hasur vështirësi serioze në finalizim.
Në pjesën e dytë pritet reagimi i skandinavëve, por Holanda duket plotësisht në kontroll të ndeshjes deri tani.
Golat
(VIDEO)
© SYRI.net