Paraguaiani Miguel Almiron u bë lojtari i parë që u përjashtua për mbulimin e gojës gjatë një grindjeje me një kundërshtar turk, një rregull i ri i futur në fuqi për Kupën e Botës 2026 për të luftuar abuzimet raciste.
Kjo ndodhi gjatë ndeshjes Turqi-Paraguai.
Konkretisht, Almiron iu drejtua turkut Muldur, duke mbuluar gojën me dorë.
Turqit protestuan menjëherë te gjyqtari, i cili u konsultua me VAR për rregullin e ri.
Gjyqtari Ivan Barton, pasi shqyrtoi imazhet në monitor, i dha karton të kuq Almiron, duke i lënë paraguaianët, të cilët po udhëhiqnin 1-0, me 10 lojtarë kundër 11 në kohën shtesë të pjesës së parë.
© SYRI.net