Lajmi i fundit

LIVE/ Shqiptarët protestë masive në Hamburg: Rama jepe dorëheqjen

Detaje tronditëse në Botëror, rrezikohet revolta nga lojtarët

Detaje tronditëse në Botëror, rrezikohet revolta nga lojtarët

15:23, 20/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata te Senegali është e pabesueshme, ndërsa përfaqësuesja është pjesë e Botërorit.

Nga kampi ku ndodhet Senegali raportohet se vështirësitë po pengojnë përgatitjen e skuadrës si duhet, çka mund të sjellë revoltë nga lojtarët.

Ndër problemet e përmendura janë bonuset e papaguara për lojtarët, që vazhdojnë të shtojnë pakënaqësitë. Po ashtu edhe logjistika është një dështim.

Akomodimi në hotel është larg nivelit ku përfaqësuesja ndodhet. Madje edhe më keq, cilësia e ushqimit është po ashtu problem pasi lojtarët detyrohen të porosisin jashtë në mungesë të një kuzhinieri.

Pape Thiaw ndërkohë po punon edhe pse nuk ka kontratë dhe nuk paguhet prej muajsh.

Senegali ndërkohë është përpara sfidës së 23 qershorit, që e vendos përballë Norvegjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco