Po luhet në këto momente supersfida e Botërorit 2026 mes Holandës dhe Suedisë, me “Tulipanët” që po udhëheqin 2–0 pas vetëm pak minutash loje.
Që në start, holandezët kanë marrë kontrollin e plotë të ndeshjes, duke shfrytëzuar shpejtësinë dhe kombinimet në krahë.
Goli i parë erdhi në minutën e 5-të, kur Cody Gakpo asistoi për Brian Brobbey, i cili përfitoi nga një portë e boshatisur për të zhbllokuar rezultatin 1–0. Suedezët nuk patën kohë të reagojnë.
Në minutën e 17-të, Holanda dyfishoi shifrat. Denzel Dumfries dhuroi një pasim perfekt në zonë, ndërsa Brobbey u tregua përsëri i saktë, duke e dërguar topin në rrjetë për 2–0 dhe duke kompletuar një fillim fantastik personal.
Suedia ka tentuar të reagojë me anë të Viktor Gyökeres dhe Alexander Isak, por portieri Bart Verbruggen ka qenë vendimtar në një rast të rrezikshëm.
Holanda, me një mesfushë shumë aktive me Tijjani Reijnders dhe Frenkie de Jong, po kontrollon ritmin e lojës dhe po krijon vazhdimisht raste.
Suedia duket në vështirësi përballë intensitetit të lartë të “Tulipanëve”, të cilët po japin sinjale të qarta se kërkojnë një fitore bindëse në këtë takim të rëndësishëm të grupit.
Golat
(VIDEO)
© SYRI.net