Pjesa e parë e sfidës mes Gjermanisë dhe Bregut të Fildishtë në Botërorin 2026 është mbyllur me avantazhin surprizues 1-0 të përfaqësueses afrikane.
Gjermania e nisi ndeshjen me iniciativë dhe krijoi disa raste të mira shënimi.
Kai Havertz ishte i rrezikshëm me një goditje me kokë në minutën e 10-të, por portieri Yahia Fofana reagoi shkëlqyeshëm. Pak minuta më vonë, Jamal Musiala iu afrua golit, por tentativa e tij kaloi ngjitur me shtyllën.
“Pancerat” menduan se kishin kaluar në epërsi në minutën e 21-të me Aleksandar Pavlovic, por arbitri anuloi golin për faull në aksion, duke zhgënjyer tifozët gjermanë.
Kur dukej se Gjermania ishte më pranë golit, ishte Bregu i Fildishtë që goditi. Në minutën e 30-të, pas një aksioni të rrezikshëm të Amad Diallo, topi mbeti në zonë dhe Franck Kessie reagoi më shpejt se të gjithë, duke e dërguar në rrjetë për 1-0.
Skuadra afrikane nuk u mjaftua me kaq dhe në minutën e 38-të ishte shumë pranë golit të dytë, por Manuel Neuer realizoi një pritje spektakolare ndaj goditjes së Ange-Yoan Bonny.
Gjermania dominoi posedimin e topit dhe ushtroi presion deri në fundin e pjesës së parë, por nuk arriti të thyejë mbrojtjen e organizuar të kundërshtarëve.
Nëse rezultati mbetet i pandryshuar, Bregu i Fildishtë do të regjistrojë një nga surprizat më të mëdha të këtij Botërori.
© SYRI.net