Holanda vazhdon të shkruajë histori në Kupën e Botës. Sulmuesi Kodi Gakpo barazoi rekordin e legjendës Robin Van Persi me pesë gola në fazën e grupeve të Kupës së Botës.
Në fitoren bindëse 5-1 ndaj Suedisë, Gakpo realizoi dy gola dhe ishte një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes.
Holanda vendosi gjithashtu dy rekorde të reja: 14 ndeshje radhazi pa humbje në Kupën e Botës dhe 18 ndeshje radhazi pa humbje në fazën e grupeve.
Ndërkohë Samërvajll është lojtari i tretë që shënon në dy ndeshjet e tij të para të Kupës së Botës, pas Memfis Depaj dhe Kodi Gakpo.
© SYRI.net