Kampionia në fuqi e botës, Argentina, e nisi me fitore të pastër aventurën në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Algjeria me rezultatin 3-0 falë një tregolëshi të jashtëzakonshëm të Lionel Messi.
Në moshën 38-vjeçare, kapiteni i ‘Albiceleste’-s shkroi një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit, duke arritur në 16 gola në fazat finale të Kupës së Botës dhe duke barazuar rekordin e legjendës gjermane Miroslav Klose në krye të listës së golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në turne.
Ndërkohë, mijëra tifozë argjentinas u mblodhën në Times Square për të festuar triumfin dhe paraqitjen historike të Messit.
© SYRI.net