Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

Meksika mbyll shkollat dhe kalon në punë nga shtëpia për ndeshjet e kombëtares

Meksika mbyll shkollat dhe kalon në punë nga shtëpia për ndeshjet e kombëtares

08:49, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qeveria e Meksikës ka miratuar një dekret të posaçëm që parashikon punën në distancë dhe pezullimin e mësimit në shkolla në disa zona të vendit gjatë ndeshjeve të ardhshme të kombëtares në Botërorin 2026.

Masa do të zbatohet në Mexico City dhe në zonën metropolitane të Guadalajaras, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë rrugore gjatë sfidave të Meksikës kundër Koresë së Jugut më 18 qershor dhe Republikës Çeke më 24 qershor.

Sipas dokumentit zyrtar, autoritetet kanë ndërmarrë këto masa “për të kontribuar në lëvizshmërinë urbane, sigurinë në rrugë, vazhdimësinë e aktiviteteve administrative dhe efikasitetin e shërbimeve publike”.

Në kryeqytet, puna nga shtëpia do të nisë më 17 qershor nga ora 15:00 sipas kohës lokale, ndërsa më 24 qershor do të aplikohet gjatë gjithë ditës. Po ashtu, shkollat do të mbyllen pasdite më 17 qershor dhe do të qëndrojnë të mbyllura plotësisht më 24 qershor.

Në Guadalajara, kufizimet do të hyjnë në fuqi më 18 qershor, ditën e ndeshjes së Meksikës ndaj Koresë së Jugut.

Nga këto masa janë përjashtuar punonjësit e sektorëve thelbësorë, si shëndetësia, mbrojtja civile dhe forcat e sigurisë, të cilët do të vazhdojnë aktivitetin normal për të garantuar funksionimin e shërbimeve bazë.

Vendimi tregon entuziazmin e madh që ka përfshirë vendin gjatë Botërorit 2026, me autoritetet që po përpiqen të menaxhojnë fluksin e lartë të njerëzve dhe trafikun e shtuar në ditët e ndeshjeve të kombëtares meksikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco