Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

FIFA hap hetim/ Gjesti nazist në sallën VAR, akuza ndaj arbitrit australian

FIFA hap hetim/ Gjesti nazist në sallën VAR, akuza ndaj arbitrit australian

20:56, 16/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Arbitri Shaun Evans është nën hetim për një gjest të diskutueshëm gjatë ndeshjes Gjermani–Kuraçao.

FIFA ka ndryshuar edhe protokollet e videos: ja çfarë ndodhi. Arbitri australian Shaun Evans është vënë në qendër të një hetimi nga FIFA pasi gjatë transmetimit televiziv të ndeshjes Gjermani–Kuraçao ka bërë një gjest që disa vëzhgues e kanë lidhur me simbole të supremacisë së bardhë.

Arbitri është fi lmuar duke bashkuar gishtin e madh me gishtin tregues për të formuar një rreth, ndërsa gishtat e tjerë i kishte të shtrirë.

Ky simbol, megjithëse tradicionalisht nënkupton miratim, është përvetësuar në kohë nga grupe ekstremiste për të përfaqësuar “White Power”.

Pas zhurmës së krijuar në rrjetet sociale, FIFA ka ndryshuar menjëherë protokollin e regjisë në sallën VAR: në ndeshjet pasuese, arbitrat e VAR nuk janë më fi lmuar përballë në pozë, por vetëm ndërsa shikojnë monitorët e lojës.

Lidhja e këtij gjesti me ideologji urrejtjeje ka shtyrë FIFA-n të hapë një hetim zyrtar, duke i dhënë Evans mundësinë të sqarojë qëndrimin e tij.

“Është e qartë se ky arbitër nuk duhet të ketë më asnjë rol në këtë Botëror”, ka deklaruar organizata “Fare”, që merret me monitorimin e koreve, fl amujve dhe simboleve raciste e diskriminuese gjatë ndeshjeve ndërkombëtare, duke e cilësuar gjestin si “neonazist”.

Deri tani nuk ka pasur koment nga FIFA, Federata e Futbollit të Australisë apo Shoqata e Arbitrave Australianë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco