Lajmi i fundit

Nga 'Kallami' tek 'Fantazma', Eldi Dizdari del tel 'Alumini' i Elman Abules. Si u goditën lordët e drogës e pasuritë

VIDEO/ Messi epik, Argjentina e nis Botërorin me fitore të thellë ndaj Algjerisë

VIDEO/ Messi epik, Argjentina e nis Botërorin me fitore të thellë ndaj Algjerisë

06:15, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Argjentina kampione e botës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Botërorin 2026, duke mposhtur Algjerinë me rezultatin e pastër 3-0. Protagonisti absolut i sfidës ishte legjenda argjentinase Lionel Messi, i cili realizoi të tre golat e takimit dhe hyri edhe më thellë në historinë e futbollit botëror.

Në ndeshjen e parë të Botërorit të tij të gjashtë, Messi shënoi një tripletë që e ngjiti në kuotën e 16 golave në Kupat e Botës, duke barazuar rekordin e gjermanit Miroslav Klose si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë kompeticion. Njëzet vjet pas debutimit të tij në një Botëror, më 16 qershor 2006 kundër Serbisë, kur në vetëm 16 minuta regjistroi një gol dhe një asist, Messi vazhdon të sfidojë kohën.

Në moshën 38-vjeçare, ai zhvilloi një paraqitje spektakolare para më shumë se 60 mijë tifozëve në Kansas City. Ylli argjentinas zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të me një goditje të fuqishme nga distanca. Në pjesën e dytë erdhi shpërthimi i tij i zakonshëm: dy gola të tjerë brenda 16 minutash vulosën suksesin e Argjentinës dhe ngritën në këmbë të gjithë stadiumin.

Me këtë fitore bindëse, Argjentina dërgon një mesazh të qartë për rivalët. Kampionët në fuqi duken gati për të mbrojtur titullin, ndërsa Messi ka treguar se është ende në formë të jashtëzakonshme dhe synon të shtojë një tjetër Kupë Bote në koleksionin e tij të lavdishëm.

VIDEO

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco