Franca luajti me Senegalin sfidën e vlefshme për Grupin I të Botërorit 2026 në “MetLife Stadium” të New Jersey-t, shkruan Syri.net.
Të dy ekipet zhvilluan një përballje të fortë në ndeshjen hapëse të tyre në Kupën e Botës 2026, me pjesën e parë që përfundoi me rezultatin 0-0.
Por, në pjesën e dytë, në minutën e 66-të është Mbappe që merr një asist nga Olise dhe me të djathtën e dërgon topin në rrjetë, duke kaluar Francën në avantazh.
https://streamff.link/v/7fe17452
Nuk ndalen “Gjelat”, teksa në të 82’ pas asistit të Rabiot, në zonë Barcola me një gjuajtje të saktë, dyfishon rezultatin.
https://streamff.link/v/9c576354
Në fund, Senegali shkurton diferencën e golave, ku shënon Mbaye (90+5’).
https://streamff.link/v/c292c90b
Franca sërish shënon me Mbappe (3-1), duke mos vënë aspak në rrezik fitoren.
Kësisoj, francezët morën tre pikët e para dhe kreun e Grupit I, në pritje të sfidës tjetër mes Norvegjisë dhe Irakut.
© SYRI.net