Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima

Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima

09:06, 12/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Republikën Demokratike të Kongos bëhet me dije se 1,830 raste janë konfirmuar në laborator të virusit Ebola, ku epidemia e shpallur më 15 maj ka marrë jetën e 648 personave, sipas një raporti të publikuar nga autoritetet e vendit.

Epidemia e 17-të e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos është shkaktuar nga lloji Bundibugyo për të cilin nuk ka as vaksinë dhe as trajtim.

Ebola, e cila shkakton ethe hemorragjike, ka vrarë më shumë se 15,000 njerëz në Afrikë gjatë 50 viteve të fundit. Shpërthimi më vdekjeprurës në Republikën Demokratike të Kongos rezultoi në gati 2,300 vdekje nga 3,500 raste të regjistruara në vitet 2018-2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco