Kryetari i Parlamentit të Iranit dhe negociatori kryesor i vendit, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se “epoka e marrëveshjeve të njëanshme ka mbaruar”, në një reagim të publikuar të dielën në mëngjes, pas sulmeve iraniane ndaj një anijeje me flamur qipriot.
Në një postim në rrjetet sociale, Ghalibaf shkroi: “Ne ju thamë: mbajeni fjalën ose paguani çmimin. Realiteti po troket në derë.”
Bashkë me mesazhin, ai publikoi një paragraf nga memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Dokumenti thekson se “me nënshkrimin e Memorandumit, Republika Islamike e Iranit do të bëjë rregullime për kalimin e sigurt të anijeve tregtare pa pagesë për 60 ditë”.
Postimi i Ghalibaf vjen në një kohë tensionesh të shtuara në rajon, pas sulmit ndaj anijes me flamur qipriot, ndërsa autoritetet iraniane e lidhin mesazhin e tij me angazhimet e parashikuara në memorandumin e mirëkuptimit mes Teheranit dhe Uashingtonit.
© SYRI.net