Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tiranë apo Teheran?

Aeroporti Ndërkombëtar i Palm Beach mban tashmë emrin e Donald Trump

Aeroporti Ndërkombëtar i Palm Beach mban tashmë emrin e Donald Trump

20:21, 09/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aeroporti Ndërkombëtar i Palm Beach në Florida është riemërtuar zyrtarisht në “President Donald J. Trump International Airport”, në një vendim që konsiderohet si një gjest mbështetjeje ndaj presidentit amerikan, i cili ka zgjedhur Floridën si vendbanimin e tij, ku ndodhet edhe rezidenca Mar-a-Lago.

Në ceremoninë e riemërtimit, Eric Trump, djali i presidentit, tha se nuk beson se ka një person më të lidhur me Palm Beach sesa Donald Trump.

Që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2025, emri i Donald Trump është përdorur për një sërë institucionesh dhe nismash federale, përfshirë një klasë të planifikuar anijesh luftarake, një program vizash për investitorët e huaj, një faqe qeveritare për ilaçet me recetë dhe një program federal llogarish kursimi për fëmijët.

Sipas autoriteteve, ndryshimi i emrit të aeroportit ka hyrë tashmë në fuqi. Kodi tradicional PBI do të vazhdojë të përdoret për rezervimet deri në përfundimin e tranzicionit, ndërsa më pas pritet të zëvendësohet me DJT në sistemet përkatëse.

Vendimi ka ngjallur reagime të ndryshme në SHBA. Mbështetësit e kanë cilësuar atë si një vlerësim për lidhjen e Trump me Floridën dhe Palm Beach, ndërsa kritikët e konsiderojnë të papërshtatshme emërtimin e një aeroporti publik me emrin e një presidenti ende në detyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco