Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit

08:54, 12/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Alarmi u dha në orët e para të mëngjesit në Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein, pas sulmeve iraniane me raketa dhe dronë që rritën ndjeshëm tensionet në rajon.

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për të interceptuar raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani.

Ndërkohë, në kryeqytetin e Katarit u dëgjuan shpërthime, ndërsa një gazetar i AFP raportoi se në qiell ishin të dukshme raketat që po interceptoheshin nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Autoritetet e Katarit u dërguan gjithashtu mesazhe emergjente në telefonat celularë të qytetarëve, duke u bërë thirrje të qëndronin brenda banesave deri në një njoftim të dytë.

Sirenat e alarmit u aktivizuan edhe në Bahrein, ku Ministria e Brendshme u kërkoi qytetarëve të ruanin qetësinë dhe të strehoheshin në vende të sigurta.

Sulmet vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa autoritetet e vendeve të Gjirit vijojnë të monitorojnë situatën dhe të marrin masa për mbrojtjen e popullsisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco