Lajmi i fundit

Detajet/ Koçeku u vra me breshëri kallashnikovi - 25 gëzhoja u gjetën në vendngjarje

SHBA godet mbi 100 objektiva në Iran në raundin e tretë të sulmeve javore

SHBA godet mbi 100 objektiva në Iran në raundin e tretë të sulmeve javore

08:03, 12/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Forcat amerikane kanë kryer raundin e tretë të sulmeve këtë javë ndaj Iranit, duke goditur rreth 140 objektiva ushtarake, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).

Sipas CENTCOM-it, objektivat e goditura përfshinin pozicione raketash dhe dronësh, kapacitete detare, depo municionesh, rrjete komunikimi dhe pika të mbikëqyrjes bregdetare.

Ushtria amerikane tha se sulmet e fundit u kryen si kundërpërgjigje ndaj një sulmi iranian ndaj një anijeje tregtare.

"Irani bëri një zgjedhje të gabuar. Tani po paguan çmimin", shkroi në rrjetin X Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, menjëherë pas fillimit të operacionit.

Sipas ushtrisë amerikane, mbi 300 objektiva janë goditur gjatë tre netëve të sulmeve këtë javë, në një përpjekje për të kufizuar aftësinë e Iranit për të penguar transportin detar.

CENTCOM shtoi se, që nga fillimi i muajit maj, forcat amerikane kanë ndihmuar në garantimin e kalimit të sigurt të më shumë se 800 anijeve tregtare dhe transportin e rreth 400 milionë fuçive naftë të papërpunuar përmes Ngushticës së Hormuzit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco