Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje

Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje

21:13, 10/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka lënë udhëzime që vendi i tij të kundërpërgjigjet me forcë ushtarake dërrmuese, nëse Irani ia del që ta vrasë atë.

“Unë kam qenë në listën e tyre për një kohë të gjatë. Kjo është ajo me çfarë kemi të bëjmë” – i tha Trumpi të premten mediumit “The New York Post”, transmeton televizioni CNN.

“Gjëja e vetme është, [që] unë kam lënë udhëzime – nëse ndodh diçka, thjesht të bombardohen ata në nivele që nuk i kanë parë kurrë më parë” – shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Kur u pyet për ofrimin e të dhënave të inteligjencës nga Izraeli për një komplot të ri të Iranit për vrasjen e tij, Trumpi mohoi se ekziston ndonjë plan i ri, duke thënë: “Jo, jo, Izraeli nuk doli me asgjë.”

Presidenti shtoi se Irani e ka dashur atë të vdekur me vite. “Unë kam qenë numri një [në listën e Iranit për t’u vrarë] për një kohë të gjatë, dhe kështu është jeta, e dini.”

Në shkurtin e vitit 2025, Trumpi në mënyrë të ngjashme kishte thënë se kishte lënë udhëzime në rast se do të vritej nga Irani.

“Unë kam lënë udhëzime, nëse ata e bëjnë këtë, ata shkatërrohen, nuk do të mbetet asgjë” – kishte thënë presidenti amerikan gjatë një vizite të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco