Një 26-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e ish-ministres konservatore britanike Ann Widdecombe.
Policia e Devon dhe Cornwall deklaroi se një burrë britanik i bardhë ndodhet në paraburgim, pasi 78-vjeçarja u gjet të enjten në banesën e saj me plagë të rënda.
Autoritetet theksuan se ngjarja nuk po trajtohet si akt terrorist dhe se “nuk ka asnjë informacion” që të sugjerojë se vrasja ka pasur motiv politik.
Ann Widdecombe, ish-ministre e Partisë Konservatore dhe më vonë zëdhënëse e Reform UK, ka shërbyer si deputete për zonën Maidstone në Kent për 23 vite.
Menaxhmenti i saj deklaroi se familjarët dhe të afërmit kanë kaluar “24 orë shumë traumatike dhe tronditëse”. Më herët, kur njoftuan vdekjen e saj, ata nuk dhanë detaje mbi vendin, kohën apo mënyrën se si kishte ndërruar jetë.
Kryeministri britanik Keir Starmer e cilësoi hetimin për vrasjen si “një lajm tronditës”, duke shtuar se i dyshuari është “qartësisht i rrezikshëm”.
Edhe liderja e Partisë Konservatore, Kemi Badenoch, reagoi duke thënë se ishte “e tronditur” nga incidenti “horror”.
© SYRI.net