Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me ish të përndjekurit

BE shtyn për vitin tjetër autorizimin paraprak të udhëtimit për pasagjerët jashtë Shengenit

BE shtyn për vitin tjetër autorizimin paraprak të udhëtimit për pasagjerët jashtë Shengenit

17:51, 07/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bashkimi Europian pritet të shtyjë për vitin e ardhshëm hyrjen në fuqi të sistemit të ri online, që detyron pasagjerët jashtë vendeve Shengen të marrin autorizim paraprak për udhëtimet në BE.

Lajmi është bërë publik nga prestigjozja britanike Financial Times. Sipas FT, vendimi për të shtyrë hyrjen në fuqi të sistemit që njihet me emrin ETIAS, dhe që prek edhe qytetarët shqiptarë, pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Sistemi ETIAS ishte planifikuar të hynte në fuqi këtë vit dhe do të prekte rreth 1.4 miliardë udhëtarë që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në BE. Mes tyre janë edhe shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara, të cilët në të ardhmen do të duhet të regjistrohen online përpara udhëtimit.

Aplikimi në ETIAS do të kushtojë 20 euro dhe do të shoqërohet me kontrolle sigurie para hyrjes në zonën europiane. Sipas Financial Times, zbatimi i sistemit pritet të shtyhet për shkak të problemeve me një tjetër sistem kufitar elektronik, EES, që BE ka nisur të vendosë në pikat kufitare.

EES kërkon nga udhëtarët jashtë BE-së skanimin e gjurmëve të gishtërinjve dhe të fytyrës në momentin e hyrjes dhe daljes. Zbatimi i tij ka shkaktuar vonesa, radhë të gjata dhe shqetësime në aeroporte dhe pika kufitare tokësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco