Lajmi i fundit

Pse u shmang përmendja e Tiranës për Samitin e NATO-s në 2027?

50-vjeçarja tentoi të shpëtonte qenin e saj, por u sulmua nga dy pitbullë. Ndërron jetë në spital

50-vjeçarja tentoi të shpëtonte qenin e saj, por u sulmua nga dy pitbullë. Ndërron jetë në spital

20:59, 23/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

E rëndë në Florida. Një 50-vjeçare ka humbur jetën pasi u sulmua nga dy qen pitbull. Momentin e sulmit, gruaja po tentonte të largonte qenin e saj me të cilin po shëtiste, kur fatkeqësisht u sulmua nga qentë e tjerë.

Bashkëshorti i saj ka treguar se e gjeti gruan në gjendje shumë të rëndë, pavarësisht përpjekjeve të tij për ta shpëtuar, fatkeqësisht nuk ia doli. 50-vjeçarja u transportua me helikopter në spital, por ndërroi jetë më vonë nga plagët e marra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco