Trump ndryshon mendim, u thotë udhëheqësve të NATO-s se dëshiron ta mbajë SHBA-në në aleancë

Trump ndryshon mendim, u thotë udhëheqësve të NATO-s se dëshiron ta mbajë SHBA-në në aleancë

15:33, 08/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan, Donald Trump këtë të mërkurë nga Ankaraja u tha aleatëve të NATO-s se do që t’a mbajë SHBA-në në aleancë. Kjo deklaratë e tij erdhi në një takim të liderëve në Ankara të mërkurën, tha një burim i njohur me bisedimet për Reuters.

Brenda takimit të mbyllur të samitit, ai tha gjithashtu se SHBA-të ishin të përgatitura të vazhdonin shitjen e armëve te aleatët, pavarësisht se si do të përdoreshin ato, tha burimi duke kërkuar anonimitet.

Burimi citoi Trumpin t’u ketë thënë udhëheqësve të NATO-s: “Ne duam të qëndrojmë me ju”.

Trump nuk i përsëriti kritikat e tij ndaj aleatit të NATO-s, Spanjës, as njoftimin e tij për përfundimin e një marrëveshjeje të përkohshme armëpushimi me Iranin gjatë takimit, tha burimi. As nuk e përmendi çështjen e Groenlandës, e cila ka shkaktuar fërkime brenda bllokut, shtoi burimi.

Udhëheqësi amerikan më parë kishte urdhëruar ndërprerjen e tregtisë me Spanjën për shkak të shpenzimeve të mbrojtjes dhe luftës në Iran.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco