Macet e Ankarasë u bënë qendra e vëmendjes për gazetarët e huaj që mbuluan samitin e NATO-s

Macet e Ankarasë u bënë qendra e vëmendjes për gazetarët e huaj që mbuluan samitin e NATO-s

16:06, 08/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetarët e huaj të medias, të cilët kanë ardhur në kryeqytetin Ankara për të ndjekur Samitin e 36-të të Krerëve de Shteteve dhe Qeverive të NATO-s, kanë shfaqur një interes të madh për macet e Ankarasë në Bibliotekën Kombëtare Presidenciale, transmeton Anadolu.

Qendra Ndërkombëtare e Medias, e ngritur në Bibliotekën Kombëtare Presidenciale, po mirëpret përfaqësuesit e medias që kanë udhëtuar nga të katër anët e botës drejt Ankarasë në kuadër të Samitit të 36-të të NATO-s.

Gazetarët, duke përfshirë korrespondentë, fotoreporterë, kameramanë si dhe përfaqësues të mediave digjitale e transmetuesve ndërkombëtarë, po ndjekin hap pas hapi zhvillimet e samitit përmes ekraneve të vendosura në hapësirat e tyre të punës.

Macja e Ankarasë e quajtur "Lokum", e cila jeton në Bibliotekën Kombëtare Presidenciale, së bashku me kotelen e saj "Akkiz", u dërguan në zonën ku ndodheshin gazetarët vendas dhe të huaj.

Kotelja, e cila tërhoqi vëmendjen me gëzofin e saj të gjatë e të bardhë, sytë me ngjyra të ndryshme dhe sjelljen e këndshme, u kthye në një kohë të shkurtër në qendrën e vëmendjes për punonjësit e medias. Shumë gazetarë bënë fotografi me macen.

Nga ana tjetër, në pjesën e kateringut të Qendrës, po shërbehen ushqime specifike nga rajone të ndryshme të Turqisë si dhe ëmbëlsira tradicionale.

Gjithashtu, gazetarëve po u ofrohet edhe akullore tradicionale "Marash", e përgatitur nga mjeshtrit me metoda tradicionale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco