VIDEO/ Çfarë ka brenda bunkerëve të fshehur malorë të Zvicrës? Pamje që të lënë pa fjalë

10:29, 19/04/2024
A+ Aa A-

Nga Johnny Harris.

Shikojeni këtë. Kur i sheh këta bunkerë, fillon të kuptosh se ç'vepër ambicioze është të çash një shkëmb e vendosësh të ndërtosh një rrjet tunelesh të ndërlidhura, të armatosura mirë dhe të pozicionuar në mënyrë strategjike që mënyrë që të godasësh objektivat që do të godasësh. Shikoni, paska një tjetër.

O Zot, shikojeni. Është në fundin e këtij shkëmbit. O Zot! Dhe është i fshehur. Unë e shoh vetëm sepse jam mbi të. Por nëse e shikoni drejtpërdrejt, nuk e shikoni. Shkrihet me peizazhin. Shikojeni. Ka një pas të gjitha këtyre fasadave të vogla. Aty ka topa që janë fshehur në murin e këtij shkëmbit. Në vitet 1800, zviceranët ishin shumë të aftë në gërmimin e maleve, në ndërtimin e teleferikëve. U bënë shumë të aftë. Dhe kjo dhunti gërmimi u bë jashtëzakonisht e dobishme në vitet 1940 kur situata e tyre dukej kështu. Rrethuar nga regjime fashiste që po pushtonin me shpejtësi Europën, këta dy aleatë, Italia e Gjermania e kishin Zvicrën në mes. Zvicra neutrale donte të qëndronte larg luftës, kështu që bënë çmos. Por një prej gjërave kryesore që bënë kur donin të qëndronin neutralë, ishin fillimet e gërmimeve.

Ata i shndërruan malet në një fortesë gjigante. Po, e dëgjuat mirë. I shndërruan malet në një fortesë. Ose teknikisht, nëse jeni ekspertë ushtarakë, një fortesë. Një fortesë e padepërtueshme që hapet në tokë. Por fortesat zakonisht duken kështu. Zvicra donte ta shndërronte të gjithë rajonin alpin, që është një pjesë e madhe e vendit, në një fortesë gjigante. Po ju shpjegoj strategjinë. Se çfarë po mendonin ata. Sepse është pak paradoksale dhe e çuditshme, dhe lufta është e çuditshme, por ata filluan të gërmonin e të gërmonin dhe krijuan atë që një historian e ka quajtur fortesa më e madhe në Europë.

Ndodhem në bazën e alpeve zvicerane dhe jam në një fshat karakteristik zviceran. Ka shumë bar, lopë, hangarë, por disa nga këta hangarë, si ky pas meje, kanë një sekret brenda.

Ky top qenka gjigant. Ka një distancë 21 km dhe ky është një nga katër hangarët bunkerë që janë të lidhur me njërin-tjetrin në këtë fshat.

Burrë

Do të zbresim këtu. Tani ndodhemi në tunele.

Johnny Harris:

O Zot! Po ecim poshtë barit jeshil dhe lopëve. O Zot!

Burrë

Granatat. Ky top 10.5. Duhet të përdorësh këtë predhën për shpërthimet. Dhe e gjitha duket kështu.

Johnny Harris:

Është një fishek gjigant.

Burrë

Po. U tregon njerëzve që duhet të heshtin për të mbrojtur sekretet e ushtrisë sonë. Njerëzit e zakonshëm dhe ushtarët duhet të heshtin. Të gjitha sekretet tona.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco