Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Kenia, shefi i shtabit mes 9 viktimave

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Kenia, shefi i shtabit mes 9 viktimave

08:59, 19/04/2024
A+ Aa A-

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Keniane, gjenerali Francis Omondi Ogola, vdiq në rrëzimin e një helikopteri ushtarak, njoftoi sot presidenti kenian, William Ruto.

Ai tha në një konferencë për shtyp se incidenti ishte një “moment tragjik” për Kenian, raporton BBC.

Më herët sot, autoritetet lokale njoftuan se një helikopter ushtarak ishte rrëzuar në Kenia.

Nëntë persona u vranë në rrëzimin e helikopterit dhe dy mbijetuan, raportoi Reuters, duke cituar burime të paidentifikuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco