Trump zotohet t'i japë fund

Trump zotohet t'i japë fund "mandatit të çmendur për automjetet elektrike" të Biden-it

12:37, 02/05/2024
A+ Aa A-

Ish-presidenti Donald Trump u zotua se, nëse zgjidhet, do t'i japë fund rregullit të automjeteve elektrike (EV) të presidentit Joe Biden, për të cilin ai thotë se do të "vriste" ekonominë e Miçiganit dhe do të bënte që Kina të përfitonte, gjatë një fjalimi në Freeland, MI, të mërkurën mbrëma.

Trump tha se do t'i japë fund "planit radikal të Joe Biden-it për të vrarë ekonominë e Miçiganit duke shfuqizuar mandatin e tij të çmendur për automjetet elektrike".

Biden njoftoi rregullin e tij për të filluar heqjen graduale të blerjeve të automjeteve të reja me karburant në mars. Rregulli kërkon që deri në vitin 2032, shumica e makinave të reja të shitura në SHBA të jenë elektrike ose hibride.

"Ka një problem: ato janë shumë të shtrenjta dhe nuk shkojnë larg. Të mos shkosh larg nuk është mirë", tha Trump. "Gjithashtu, ato nuk do të bëhen në Miçigan, por në Kinë. Të gjitha do të bëhen në Kinë."

Më pas ai sulmoi Shawn Fein, kreun e United Auto Workers (UAW), i cili mbështeti Biden-in, por pranoi se një "shumicë e madhe" e anëtarëve të UAW "nuk do të votojnë për presidentin Biden".

"United Auto Workers, dua t'ju them që kreu i United Auto Workers ju ka zhgënjyer shumë duke pranuar këtë situatë. Kjo është gjë shumë e mirë për Kinën dhe është shumë e keqe për Miçiganin", tha Trump. "Por unë do ta ndryshoj këtë."

"Do të vëmë tarifa për makinat e huaja. Do ta kthejmë industrinë e makinave në Miçigan. Mandati i Biden-it për automjetet elektrike do të jetë një gjakderdhje ekonomike, "tha presidenti i 45-të, duke tallur mediat, të cilët i nxorën tërësisht jashtë kontekstit komentet e tij të mëparshme për industrinë e automjeteve.

Trump shtoi se "Joe i korruptuari do t'ju marrë vendet e punës në automobilizëm dhe do t'i transferojë në Kinë" dhe e shoqëroi këtë me një zotim "për t'u marrë vendet e punës Kinës dhe për t'i sjellë në Miçigan" nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

"Do t'i mbajmë makinat kineze jashtë Amerikës, nuk i duam ato. Nuk duam makina kineze", tha Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco