Lajmi i fundit

Policia franceze vret një burrë që tentoi të djegë sinagogën

Lufta në Gaza/ Irani vendos sanksione kundër SHBA-së dhe Britaninë

Lufta në Gaza/ Irani vendos sanksione kundër SHBA-së dhe Britaninë

12:44, 02/05/2024
A+ Aa A-

Irani miratoi sanksione kundër individëve, institucioneve dhe kompanive në sektorin e mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

Vendimi vjen si pasojë e mbështetjes dhe financimit të  tyre për veprimet terroriste të regjimit sionist të Izraelit, për lavdërimin dhe mbështetjen e terrorizmit dhe shkeljet e rënda të të drejtat e njeriut kundër popullit palestinez dhe veçanërisht Rripit të Gazës, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Teheranit.

Irani tha se sanksionet kishin në shënjestër shtatë amerikanë, duke përfshirë gjeneralin Bryan P. Fenton, kreu i komandës së operacioneve speciale të SHBA-së dhe zëvendës admiralin Brad Cooper, një ish-komandant i Flotës së Pestë të Marinës së SHBA.

Zyrtarët dhe entitetet britanike të shënjestruar përfshijnë Sekretarin e Shtetit për Mbrojtjen Grant Shapps, kreun e komandës strategjike të ushtrisë britanike James Hockenhull dhe Marinën Mbretërore në Detin e Kuq.

Sanksionet përfshijnë gjithashtu firmat amerikane Lockheed Martin dhe Chevron dhe homologëve britanikë Elbit Systems, Parker Meggitt dhe Rafael UK.

Ministria tha se sanksionet përfshijnë “bllokimin e llogarive dhe transaksioneve në sistemet financiare dhe bankare iraniane, bllokimin e aseteve brenda juridiksionit të Republikës Islamike të Iranit, si dhe ndalimin e lëshimit të vizave dhe hyrjes në territorin iranian”.

Lufta në Rripin e Gazës shpërtheu pas sulmit të 7 tetorit nga operativët palestinezë të Hamasit ndaj Izraelit, i cili vrau 1,170 njerëz, kryesisht civilë

Irani mbështet Hamasin, por ka mohuar çdo përfshirje të drejtpërdrejtë në sulm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco