'Militantët e Hamasit dhe të Xhihadit Islamik ishin në spitalin Al-Shifa para sulmit izraelit' - dëshmitari okular

'Militantët e Hamasit dhe të Xhihadit Islamik ishin në spitalin Al-Shifa para sulmit izraelit' - dëshmitari okular

08:03, 26/03/2024
A+ Aa A-

Në prag të bastisjes ushtarake izraelite të hënën e kaluar në spitalin Al-Shifa, një dëshmitar okular vuri re qindra anëtarë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik brenda spitalit.

Dëshmitari okular, i cili foli për CNN në kushte anonimiteti nga frika e hakmarrjes, vlerësoi se rreth 400 deri në 500 anëtarë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik dhe familjet e tyre mbërritën në spital në mes të marsit. Disa prej tyre dukej se ishin anëtarë të degës politike të Hamasit, ndërsa të tjerët ishin militantë të armatosur.

Dëshmitari okular tha se disa nga militantët mbanin armë brenda spitalit.

CNN ka kërkuar koment nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Ushtria izraelite nisi një operacion të madh në Al-Shifa të hënën e kaluar, duke pretenduar se militantët e Hamasit dhe Xhihadit Islamik ishin futur brenda spitalit.

Ndërsa operacioni ushtarak hyn në javën e tij të dytë, ushtria izraelite thotë se ka arrestuar "afërsisht 500" militantë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik brenda dhe përreth spitalit dhe ka vrarë rreth 170 militantë.

Mijëra civilë po ashtu ishin strehuar brenda kompleksit mjekësor në kohën e bastisjes dhe dëshmitarët okularë thanë se personeli mjekësor dhe civilë të tjerë u arrestuan gjithashtu nga trupat izraelite.

Qindra nga të strehuarit u bllokuan brenda spitalit për ditë të tëra - me pak ushqim ose ujë - dhe u paralajmëruan nga ushtria izraelite se do të pushkatoheshin nëse dilnin nga spitali pa marrë më parë udhëzime për t'u evakuuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco