Ushtria amerikane fillon ndërtimin e skelës së ndihmave në Gaza

Ushtria amerikane fillon ndërtimin e skelës së ndihmave në Gaza

12:50, 27/04/2024
A+ Aa A-

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka filluar ndërtimin e një skele për të rritur dërgesat e ndihmave të nevojshme në Gaza, tha Pentagoni.

Zëvendës drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, Carl Skau, tha të enjten se Rripi verior i Gazës po shkon ende drejt zisë së bukës dhe se nevojitet një sasi e madhe ndihme për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në enklavën palestineze.

"Unë mund të konfirmoj se anijet ushtarake amerikane ... kanë filluar të ndërtojnë fazat fillestare të skelës së përkohshme dhe xhadesë në det," u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder.

Vendi i skelës në Gaza u vu nën breshëri gjatë vizitës së OKB-së

Një ekip i Kombeve të Bashkuara në Rripin e Gazës që vizitoi vendin për një skelë dhe zonën e organizimit për operacionet e ndihmës detare u desh të kërkonte strehim në një bunker "për ca kohë" të mërkurën, pasi zona u vu nën breshërinë e plumbave, tha një zëdhënës i OKB-së të enjten.

Dy breshëri goditën rreth 100 metra larg, por nuk pati lëndime dhe ekipi në fund qe në gjendje të vazhdonte turneun, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco