'Nuk dërgojmë trupa në Ukrainë', Jens Stoltenberg: Italia rol kyç brenda KFOR

'Nuk dërgojmë trupa në Ukrainë', Jens Stoltenberg: Italia rol kyç brenda KFOR

09:50, 09/05/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur për mediat italiane se aleanca e Atlantikut të Veriut, nuk do të vendosë trupa në Ukrainë.

Sipas Stoltenberg, qeveria e Kievit nuk i ka kërkuar NATO-s trupa ushtarake por vetëm më shumë mbështetje. Stoltenberg pas takimit me Kryeministren Giorgia Meloni, lavdëroi këtë të fundit për besnikërinë dhe kontributin e rëndësishëm që Italia ka dhënë për NATO. Sipas Stoltenberg Italia luan një rol të rëndësishëm si presidente e G7.

Stoltenberg falënderoi Italinë për përkushtimin e saj ndaj misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë në kuadër të KFOR dhe misionin trajnues të NATO-s në Irak. Ai gjithashtu përshëndeti rolin kyç të Italisë në zhvillimin e qasjes së NATO-s ndaj fqinjësisë së saj jugore. Pjesë e diskutimeve të Melonit dhe Stoltenberg ishin edhe përgatitjet për Samitin e NATO-s në Washington në muajin korrik

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco