VIDEO/ Gjendet helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi? Përgënjeshtrohet media shtetërore

VIDEO/ Gjendet helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi? Përgënjeshtrohet media shtetërore

22:33, 19/05/2024
A+ Aa A-

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi është gjetur, sipas mediave shtetërore duke cituar Skynews dhe Reuters.

Siç raportojnë ata, helikopteri me të cilin transportohej presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, është zbuluar nga ekipet e kërkim-shpëtimit, ndërsa nuk kanë specifikuar gjendjen e gjetjes dhe nëse janë identifikuar të mbijetuar.

Megjithatë, informacioni i transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, sipas të cilit është pikasur helikopteri i presidentit Raishi, mohohet si nga agjencia e lajmeve Tasnim, ashtu edhe nga Gjysmëhëna e Kuqe.

Ajatollah Khamenei u bën thirrje iranianëve që të mos shqetësohen për qeverisjen e vendit

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei u bëri thirrje sot iranianëve që të mos "shqetësohen" për vendin ndërsa kërkimet vazhdojnë për helikopterin që u rrëzua në veriperëndim të Iranit, me presidentin Ebrahim Raisi dhe ministrin e Jashtëm Hossein.

"Populli iranian nuk duhet të shqetësohet, nuk do të ketë trazira në vend," tha udhëheqësi suprem i Iranit, duke thënë: "Shpresoj që Zoti ta kthejë presidentin dhe shokët e tij në krahët e kombit. Të gjithë luten për shëndetin e këtyre shërbëtorëve”, shtoi ai në një fjalim para familjeve të anëtarëve të Gardës Revolucionare, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA.

Nuk do të ketë asnjë shqetësim në punët shtetërore të Iranit, theksoi Ajatollah Khamenei.

Riadi po ofron të gjithë ndihmën e nevojshme për të gjetur Presidentin Raisi

Arabia Saudite shprehu sot "shqetësimin e saj të madh" pas zhdukjes së helikopterit me presidentin iranian Ebrahim Raisi mesditën e së dielës, duke i ofruar ndihmën e saj Iranit për gjetjen e tij.

"Ne konfirmojmë se mbretëria qëndron në krah të Republikës Islamike të Iranit në këto rrethana të vështira dhe se është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme nga autoritetet iraniane," është deklarata nga Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite, një vend që mban një kohë të gjatë rivaliteti i vazhdueshëm me Iranin.

Agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA raportoi se Riadi shprehu mbështetjen e tij për Iranin dhe po ndiqte raportet për rrëzimin me "shqetësim të madh".

Katari po i ofron Iranit çdo formë mbështetje në operacionin për gjetjen e helikopterit

Katari tha sot se është gati të ofrojë "të gjitha format e mbështetjes" për operacionet e kërkimit të Iranit pasi helikopteri që transportonte presidentin iranian Ibrahim Raisi u rrëzua mesditën e së dielës, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme në Doha.

Rusia është e gatshme të ndihmojë Iranin

Rusia është e gatshme t'i ofrojë ndihmë Iranit në lidhje me rrëzimin e helikopterit që mbante presidentin e vendit, Ebrahim Raisi, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova për agjencinë ruse të lajmeve RIA.

"Rusia është e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme në kërkimin e helikopterit, fati i të cilit nuk dihet dhe hetimi i shkaqeve të incidentit", raportoi RIA duke cituar një deklaratë nga përfaqësuesi i diplomacisë ruse.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco