Presidenti palestinez Abbas dhe liderët ndërkombëtarë, bisedime për Gazën në Riad

Presidenti palestinez Abbas dhe liderët ndërkombëtarë, bisedime për Gazën në Riad

12:44, 27/04/2024
A+ Aa A-

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas dhe disa zyrtarë ndërkombëtarë do të jenë në Riad këtë javë për bisedime që synojnë të nxisin një marrëveshje paqeje në Gaza që do të mbahet në kuadrin e një takimi të Forumit Ekonomik Botëror, tha të shtunën presidenti i Forumit.

"Ne kemi lojtarët kryesorë tani në Riad dhe shpresojmë se diskutimet mund të çojnë në një proces drejt pajtimit dhe paqes," tha Børge Brende në një konferencë shtypi në Riad, duke shtuar se kriza humanitare e Gazës do të ishte në rendin e ditës.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të marrë pjesë në takime së bashku me liderët rajonalë duke përfshirë kryeministrin e Katarit, ministrin e jashtëm të Arabisë Saudite, princin e kurorës së Omanit dhe zyrtarët e Bahrejnit, tha Brende.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, tha Brende, do të jetë aty për të informuar zyrtarët mbi një raund bisedimesh që negociatorët egjiptianë mbajtën në Izrael të premten në një përpjekje për të rifilluar përpjekjet e ngecura për t'i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të kthyer pengjet e mbetura izraelitë.

“Tani ka një momentum të vogël për negociatat mbi pengjet dhe gjithashtu një armëpushim të mundshëm,” tha Brende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco