Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

16:14, 09/05/2024
A+ Aa A-

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).

Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe – 775 milionë orë – mbeti pa u paguar. Ministria e Punës e Gjermanisë tha se, mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.
Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl – ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke. “Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet”, tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Rel/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco