Kinë: Dy të vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm me thikë në një shkollë fillore

Kinë: Dy të vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm me thikë në një shkollë fillore

13:01, 20/05/2024
A+ Aa A-

Një grua 45-vjeçare, e cila u arrestua, ishte autori i sulmit në provincën jugore të Chiangxi.

Dy persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur – përfshirë fëmijë të vegjël – pas një sulmi me thikë në një shkollë fillore në Kinën jugore.

Incidenti ndodhi mesditën e së hënës (me orën lokale) në qytetin Guixi në provincën jugore Jiangxi të Kinës , tha policia.

Sipas policisë, autor ishte një 45-vjeçare , e cila kishte përdorur si armë një thikë frutash. Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, policia tha se gruaja është arrestuar.

Nuk dihet ende pse shkolla fillore - e cila mëson fëmijët nga gjashtë deri në 12 vjeç - u vu në shënjestër të 45-vjeçares.

Kina ka parë shumë sulme me thikë në muajt e fundit. Majin e kaluar , një burrë goditi me thikë dy persona dhe plagosi 21 të tjerë në një spital në provincën jugore të Yunnan .

Në gusht të vitit të kaluar, dy persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën pasi një burrë me një histori të sëmundjes mendore sulmoi përsëri me thikë në një lagje banimi në Yunnan.

Në korrik të atij viti, gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë me thikë në një kopsht fëmijësh në provincën juglindore të Guangdong.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco