BE donte të shpëtonte presidentin e Iranit, tërbohen politikanët europianë

BE donte të shpëtonte presidentin e Iranit, tërbohen politikanët europianë

11:39, 20/05/2024
A+ Aa A-

BILD

E habitshme kjo gjë nga BE!

Regjimi i mullahëve iranianë po kërkonte të dielën për helikopterin e rrëzuar, në të cilin gjendeshin Ebrahim Raisi (63 vjeç) dhe ministri i jashtëm Hossein Amirabdollahian (60 vjeç). Dy nga mbështetësit më të rëndësishëm të terrorizmit në botë, që duan të shkatërrojnë Izraelin, të shtypin brutalisht popullin e tyre dhe që mbështesin luftën e Rusisë kundër Ukrainës me dërgesa me dronë.

Dhe BE-ja? Mbështeti me mirësi regjimin terrorist në kërkimin e xhelatëve!

Janez Lenarçiç, Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave, shkroi në X: “Pas kërkesës iraniane për ndihmë, ne do të aktivizojmë sistemin e reagimit të shpejtë ‘Copernicus’”.

Më tej ai shtoi hashtag-un ‘Solidaritet nga BE’.

Kjo do të thotë se BE-ja aktivizoi sistemin e saj të mbështetjes për analizimin e të dhënave satelitore për të mbështetur diktaturën islamike në kërkimin e presidentit mullah dhe ministrit të tij të jashtëm. Dhe e vlerësoi këtë si një akt “solidariteti”.

Politikanët gjermanë dhe ndërkombëtarë reaguan të revoltuar.

-Eksperti i marrëdhënieve me jashtë në CDU, Roderich Kiesewetter, shkroi në X: “Lufta me dron kundër Ukrainës dhe ju flisni për solidaritetin e BE-së? E neveritshme”.

-Politikani holandez Geert Wilders komentoi shkurt: “Solidariteti i BE-së me të keqen” - më pas shprehu shpresën e tij se Irani do të shpëtonte nga “regjimi i tij shtypës dhe barbar i mullahëve islamikë”.

-Politikania e FDP-së Marie-Agnes Strack-Zimmermann kritikoi: “Është një mister absolut për mua se si Komisioni i BE-së mund të tregojë solidaritet të BE-së me Iranin. Çfarë hashtag-u i mjerë, çfarë talljeje me luftëtarët e guximshëm për të drejtat e njeriut në Iran. Pres një shpjegim për këtë”.

-Deputetja e CDU në Bundestag, Gitta Connemann tha: “Mbështetje për një vrasës masiv. Regjimi terrorist iranian nuk ndan vlera apo synime me BE-në. Deri ku duhet të shkojë vetëmohimi ynë? Është e turpshme”.

-Eurodeputetja e Gjelbër Hannah Neumann shkroi: “Si mund të sigurojmë që mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe viktimat e tjera të këtij regjimi, që kanë nevojë për ndihmë, të marrin viza urgjente të BE?”

-Politikani belg Theo Francken shkroi: “A jeni plotësisht i çmendur?! Ky personi është një vrasës masiv i dorës së parë. Ç'pritet më tej? Të shpëtosh Putinin? Çfarë klubi xhuxhësh gjeopolitikë është ky Komisioni i BE-së…”

Deputeti suedez Charlie Weimers u tërbua: “E turpshme! Paratë e taksapaguesve evropianë në asnjë rrethanë nuk duhet të përdoren për të mbështetur regjimin terrorist në Teheran.”

Mbështetja e BE-së për terroristët iranianë nuk çoi në sukses. Një zyrtar i qeverisë iraniane konfirmoi të hënën se Raisi vdiq në një aksident me helikopter në Iran. Media shtetërore raportoi gjithashtu vdekjen e ministrit të Jashtëm Hossein Amirabdollahian.

Pas vdekjes, Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel shprehu "ngushëllimet e sinqerta" të Bashkimit Evropian. "BE shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për vdekjen e Presidentit Raisi dhe Ministrit të Jashtëm Abdollahian, si dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit dhe ekuipazhit të tyre në një aksident me helikopter," tha Michel të hënën në X. "Mendimet tona janë me familjet e tyre."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco